Nis vaksinimi në RMV, dozave të siguruara nga Serbia do t’i shtohen dhe 200 mijë nga Kina

17 Shkurt 2021 | 07:07

Në Maqedoninë e Veriut po bëhen përgatitjet e fundit për vaksinimin anti-COVID që duhet të nisë të mërkurën.

Janë bërë gati ekipet që do të jenë të angazhuara për të aplikuar vaksinat. Në fillim do të vaksinohen punonjësit shëndetësor që janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19.  

[
cite_header=Ne jemi personel mjekësor nga pikat e vaksinimit. Për vite të tëra bëjmë këtë punë dhe mund të them që jemi të gatshëm ta realizojmë vaksinimin anti COVID. Kishim trajnime edhe për përgatitjen edhe për ruajtjen e kësaj vaksine pasi deri më tani nuk kemi pasur vaksinë që duhet ruajtur në minus 70 gradë Celsius. Kishim trajnim edhe për shkrirjen e vaksinës edhe për të gjitha gjërat e tjera. Jemi krejtësisht të përgatitur. Kemi dy ekipe me nga tetë infermierë dhe nga dy mjekë. Do punojmë në dy turne.
cite_author=Marjana Kojçeva
cite_description=Mjeke nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup
]

Maqedonia e Veriut për momentin ka 4680 vaksina nga kompania Pfizer, të mara nga Serbia. Me këto doza do të nisë vaksinimi i punonjësve shëndetësor të klinikës për sëmundje infektive.

Për shkak të numrit të vogël të dozave që  posedojnë autoritetet shëndetësore do të jetë vetëm një pikë që do të shërbejë si qendër vaksinimi.

Autoritetet theksojnë se pasi të mbërrijnë 200 mijë dozat e vaksinës kineze, do të shtohen 35 qendra të tjera me qëllim vaksinimin e rreth 70% të popullatës.

Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të 800 mijë dozave nga Pfizer dhe rreth 170 mijë vaksinave nëpërmjet sistemit Covax.

 

Lexoni gjithashtu:

Serbia i dhuron vaksina RMV-së, presidenti Vuçiç i dorëzon 4860 doza të ‘Pfizer’ kryeministrit Zaev

Bie numri i infektimeve me COVID-19 në RMV, shqetësuese rastet fatale

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026