Nis viti ri shkollor në RMV, 245 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës

1 Shtator 2025 | 19:38

Mbi 245 mijë nxënës u rikthyen më 1 shtator në bankat shkollore në Maqedoninë e Veriut. 177 mijë e 800 janë nxënës të shkollave fillore dhe 67 mijë e 200 janë nxënës të shkollave të mesme.

Me risi dhe vullnet për një mësim në një hap me zhvillimin teknologjik dhe sfidat moderne, nxënësit do të duhet të adaptohen me mësim me një turn i cili do të fillojë të zhvillohet në disa shkolle duke kaluar gradualisht në të gjithë shtetin. Ky model i cili përfshin mësim në stilin evropian që do të zbatohet ngadalë, duke kombinuar mësimin klasik me sport, kulturë dhe aktivitete të tjera, pritet që të japë rezultate më të mira të nxënësve.

“Ministria e Arsimit angazhohet maksimalisht që thuajse në nivel shteti ku do të ketë mundësi normal, të organizohet mësimi tërëditor. Por kjo varet prej kushteve që i kanë shkollat. Kemi shumë shkolla të cilat për shkak të numri të nxënësve që kanë, dhe klasave që kanë, dhe mospasjes së hapësirave të nevojshme, janë të detyruara që të punojn në dy turne”, tha Lulzim Aliu , Zv. ministër i Arsimit në RMV.

Risi e këtij viti shkollor është inteligjenca artificiale e cila do të vihet në funksion që nga përgatitja e mësimit e deri tek notat apo vlerësimi, në bashkëpunim të ngushtë të nxënësve me mësuesit.

“Do të ketë mundësi që nxënësit të kenë edhe orë plotësuese, aktivitete plotësuese, është thjeshtë për ngritjen e cilësisë të arsimit fillor në Çair dhe gjitha vendbanimet tona”, shton Izet Mexhiti , Zv. kryeministër i RMV-së.

Qëndrimi në shkollë i cili përfshin mësimin klasik dhe orë shtesë në shkollë për fëmijët, prindërit e të cilëve kanë orare më të gjata të punës, tashmë është në funksion. Por synimi afatgjatë është që të ketë edhe mësim, që pëfshin mësim interaktiv dhe aktivitete praktike ndërmjet mësimit.

Këtë vit do të 1,346 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat fillore, ndërsa risi do të jenë edhe 130 asistentë për gjimnazistët me nevoja të veçanta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026