Nis zbatimi i masave për sezonin veror, kontrolle për zhurmat në zonat turistike të Gjirokastrës

31 Maj 2026 | 09:03

Policia e Gjirokastrës ka shtuar kontrollet për monitorimin e nivelit të zhurmave në zonat turistike të qytetit, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar takime informuese me administratorë dhe pronarë subjektesh, kryesisht në zonat turistike, aktivitetet e të cilëve gjenerojnë zhurma nga muzika.

Sipas Policisë, strukturat e sigurisë publike të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar gjatë ditëve të fundit grupe kontrolli në terren, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike.

“Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për të verifikuar respektimin e nivelit kufi të lejuar të zhurmës. Matjet e kryera, sipas procedurave standarde të përcaktuara për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara. Sipas rregullave në fuqi, muzika në këto ambiente lejohet të transmetohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00”, bën me dije policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026