Nisja e vitit të ri shkollor me kufizime në trafik, eksperti jep detajet

8 Shtator 2024 | 09:49

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor 2024-2025.

Sipas njoftimit policia apelon për prindërit dhe çdo drejtues automjeti që ditën e hënë, më datë, të kufizojnë lëvizjet me automjete në afërsi të shkollave, me qëllim që qarkullimi të vijojë normalisht dhe të shmanget trafiku.

Çdo mëngjes , në kohën e pushimit të gjatë dhe në përfundim të mësimit, patrullat  do të jenë prezente në shkolla dhe në akse rrugore.

Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania apeloi prindërit fëmijët e të cilëve  kanë shkollat pranë vendbanimeve të shmangin lëvizjen me automjet ditën e nesërme në mënyrë që të mos krijohet kaos në trafik.

“Kemi hartuar një plan masash që në çdo shkollë do ketë një strukturë policie rrugore dhe bashkiake. duke qenë dita e parë e shkollës shumë prindër i shoqërojnë dhe kjo na penalizon ne si polici rrugore pasi do ti lënë mjetet në afërsi të shkollave. Nisur nga kjo gjej rastin të bëj apel që të gjithë prindërit që i kanë shkollat pranë vendbanimeve të shmangin përdorimin e automjeteve që t’u japin mundësi prindërve që vijnë nga zonat periferike të sistemojnë fëmijët e tyre.

Të shmanget ky fenomen se edhe prindërit janë dëshmitarë që në këto zona ne kemi shërbime shtesë për të menaxhuar situatën e trafikut. Vitin që lamë pas nuk pasur probleme, shkollat me anë të një urdhri e mbyllin derën duke mos lejuar daljen e nxënësve gjatë pushimit, por problematika ka pasur sidomos në gjimnaze. Sipas urdhrit të kryetarit të bashkisë, lidhur me mjete e tonazhit të rëndë dhe atyre që bëjnë shpërndarje të mallrave të përziera nuk lejohet lëvizja nga ora 07:00:09:00 ndërsa të tonazhit të rëndë nga ora 07:00-20:00, bëhet fjalë për qarkullimi në unazën e brendshme”, tregoi eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025