“Nivel i paparë”, Plaka: AfD ka dyfishuar rezultatin krahasuar me zgjedhjet e fundit
Armand Plaka, eskpert për Çështjet e Sigurisë së Jashtme ishte i ftuar në emisionin “Review” për të folur rreth zgjedhjeve në Gjermani të cilat u mbajtën këtë të dielë, duke rezultuar me fitoren Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore Demokristiane.
Eksperti shprehet se për të ky ishte një rezultat i pritshëm dhe shton se AfD krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, këtë herë kanë dyfishuar rezultatin e tyre.
“Ishte një rezultat i pritshëm për mua. E papritur mund të them ishte rënia javët e fundit e Afd-së, e cila dy javë më parë arriti nivelin më të paparë në historinë e saj, deri tek 30%.
CDU dhe CSU-ja , pritej nga 27-30% dhe kapi rezutatin 28.5% e cila është brenda pritshmërive, edhe partitë e tjera kryesore, SPD ishte parashikuar 15% dhe doli më shumë se kaq, e njëjta gjë me Të Gjelbrit, madje kishim frikë mos kalon 90%.
Nga ana tjetër liderja e AfD-së është shprehur se pavarësisht atyre që na projektonin, arritën ta dyfishojnë rezultatin krahasim me zgjedhjet e fundit, dhe kështu është. Gjermanët thonë se fituesi i qartë i këtyre zgjedhjeve janë AfD-ja dhe CDU DHE CSU”, tha eksperti Armand Plaka.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 09:58 Shisnin lëndë narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit, arrestohen dy shpërndarësit (EMRAT)
- 09:56 Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
- 09:50 Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga Kupa e Botës
- 09:50 Norvegjia eliminon Bregun e Fildishtë
- 09:45 Tri supersfida mbyllin sot fazën e 1/16-ës në Kupën e Botës
- 09:45 Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake