“Një dasmë e hatashme” në Tiranë, dramë-komedia vijon të korrë sukses
Shfaqja teatrore “Një dasmë e hatashme” po shfaqet për publikun e kryeqytetit në teatrin veror pranë Liqenit Artificial.
Me aktorë ikonë të skenës së teatrit si Mariana Kondi, Jualian Deda dhe aktorë të rinj të spikatur si Ermira Hysaj, Fatma Haxhialiu, Engjell Hoxha dhe Denisa Dema, shfaqja e shkruar nga Robin Howdon dhe e drejtuar mjeshtërisht nga Kiço Londo synon t’i dhurojë publikut shumë të qeshura.
Është një komedi angleze, mesazhi i së cilës është dashuria, përplasjet, intrigat dhe gjërat që ndodhin për të arritur dashurinë e vërtetë.
Kiço Londo i ngacmuar nga linja e dashurisë së komedisë i ka besuar komedinë jo vetëm emrave të njohur, por edhe aktorëve të rinj që janë surprizues për publikun.
“Kiço le të themi që është një njeri që di te spikasë, di të krijojë grupin e duhur për veprën që ai do të vendosi. Të gjithë ne kemi shumë kimi me njëri tjetrin,” – tregoi aktorja Denisa Demaj.
“Një dasmë e hatashme” është ndoshta shfaqja më e njohur e Robin Hawdon, me disa qindra produksione në mbarë botën.
Kjo dramë-komedi britanike ka mbledhur publikun shqiptar për plot 34 herë.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë