Një ditë në burgun e të miturve, i riu: Qejfi bëhet i vogël, unë do dal 19-vjeç
Në Burgun e Kavajës janë 18 të mitur të dënuar. Kamera e Euronews Albania ishte këtë të hënë brenda ambienteve ku minorenët po vuajnë dënimin.
Të miturit nga mosha 16 deri në 18 vjeç, janë dënuar ose në proces gjykimi për vepra të ndryshme penale, nga vjedhje e deri tek më e rënda, vrasje.
Disa janë penduar për krimet e bëra, të tjerë refuzojnë të përgjigjen. Jeta brenda katër mureve, nuk ka qenë dhe fort e lehtë për ta.
“Më mungojnë shumë gjëra, të ikën rinia unë kam rënë sa kam bërë 15 vjeç, bie të dal 19 vjeç. Kam rënë për vjedhje me dhunë grabitje, vetëm se e kam pas më armë të ftohtë… Qefi bëhët kur je i vogël, me 19 unë do kap ritmin siç e kanë kapur ata në kohë time, ngel shumë mbrapa kam ngel dhe do vazhdoj”, tha një i burgosur.
Të tjerë, duket se i janë dorëzuar fatit.
“Këtu është qëndër rehabilitmi, çunat më mirëpriten mirë por mahnia e burgut, emri që ka, të vret… Gjithmonë burgu ka kufizimet e veta, nuk ka lirshmëri të madhe…që nuk rrinë gjithë ditën me familjen, nuk je pranë tyre”, tha një tjetër i burgosur.
Në burgun e Kavajës, pjesën më të madhe të kohës e zënë programet e ndryshme mësimore, sociale e psikologjike për t’i ardhur në ndihmë minorenëve. Qëllimi I tyre ëshë të mos përsërisin ato vepra penale për të cilat po vuajnë dënimin.
“Paradite kemi shkollë, mbasdite kemi aktivitete, luajmë në kompjuter, futboll, palestër dhe kemi kurse profesionale. Është me sezon, njëhërë do të kalosh tek puna me dru, pastaj tek hidrauliku… diplomën e marrim këtu”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë