Një ditë pas zjarrit, banorët në lot për apartamentet e djegura

15 Shtator 2023 | 17:04

Zjarri që ra dje një pallat në Tiranë ka djegur 16 apartamente, ndërsa 3 prej tyre janë shkrumbuar plotësisht. Shumica e banorëve thonë se banesat i kishin blerë me kredi dhe nëse nuk marrin ndihmë për situatën do të padisin kompaninë ndërtuese.

Zjarri mendohet se ka nisur në katin e dytë, për t’u përhapur më pas në të gjithë katet. Policia vijon të mbajë të rrethuar zonën, pasi ende nuk është bërë një ekspertizë e plotë e ngjarjes.

Nuk është shumë i dëmtuar kati i shtatë, deri diku të rikuperueshme. Nuk jemi në gjendje të flasim,” – u shpreh një grua.

“Është dëmtuar një dhomë, 70% është djegur. Aty jetonin tre veta. Mesa kam parë flaka doli nga kati dytë dhe u ngjit lart. Ky pallat s’ka një vit që banojmë, janë djegur dollap, krevat, thuajse 70% jo të rikuperueshme. Qëndruam tek një miku jonë,” – tregoi një burrë.

Pallati pranë zonës së ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, është ndërtim i viteve të fundit. Çmimi për metër katror nis nga 1700 euro, e teksa shumica e banorëve tashmë kanë një tjetër shqetësim.

“Nuk ka moment më prekës. Sa vite duhen për të larë kredinë, duhet një kohë e gjatë. Me këto më duhen dy jetë punë që të realizosh këtë çmim,” – u shpreh një zotëri.

Deri më tani mendohet se janë 16 hyrje të djegura, ku të paktën 3 prej tyre janë të shkatërruara plotësisht nga flakët, e për pasojë janë të pa rikuperueshme.

Banorët thonë se nëse nuk gjejnë një zgjidhje, do të bëhen të gjithë bashkë për të kërkuar drejtësi, tek firma ndërtuese për cilësinë e dobët të ndërtimit të pallatit.

Sipas ekspertëve, fasada prej polesteroli, ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026