Një e treta e parave të buxhetit 2026 do të shkojë për pagesa sociale
Buxheti i vitit 2026 pritet të garantojë të ardhura në vlerën e 9 mld eurove, nga të cilat 3 mld euro do të shkojnë për pagesa sociale.
Pra, arka e shtetit, për çdo 3 lekë që do të sigurojë, 1 lekë do ta çojë për rritjen e pensioneve, pagesën e ndihmës ekonomike. Gjithashtu, një pjesë e parave do të shkojnë për financim të programit të Bonusit të Bebes, i cili do të rritet deri në 600 mijë lekë për çdo foshnje dhe do të paguhet me këste deri kur fëmija të mbushë 5 vjeç.
Ky program social synon të përmbushë një sërë objektivash që qeveria ka vendosur për vitin 2030, duke çuar pensionin minimal 200 euro dhe atë mesatar në qytet 400 euro.
Po, ashtu përmes rritjes së pagesave sociale, Shqipëria synon të ulë nivelin e varfërisë, i cili sot është rreth 25% në shkallë popullsie. Me buxhetin e vitit të ardhshëm, Shqipëria bëhet vendi me nivelin më të lartë të shpenzimeve në drejtim të mbrojtjes sociale në raport me totalin në Ballkanin Perëndimor.
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar