Një fëmijë me sindromën down, nëna: Është dashuria ime, le të thonë ç’të duan

21 Mars 2023 | 15:58

”Thosha sikur Zoti të më japë një fëmijë me sindromën down, unë nuk do e heq”…

Kjo ndjesi brenda zemrës së Blerinës, ndodhi në realitet. Prej një viti ka ardhur në jetë vajza e tretë e saj, Altea.

“Ka qenë e papritur në fakt. Me shtatzëninë e Alteas çdo gjë ka shkuar mirë, me ekot…E laja, vajza nuk qante, ishte shumë e urtë. Do jetë e urtë nga natyra thosha, nuk më shkoi mendja për sindromën down”, tregon Blerina Toçila.

Lajmin për ketë diagnozë të vajzës ja tha bashkëshorti. Menjëherë i lindën shumë pikëpyetje e dyshime në kokë.

“Gjëja e parë që u frikësova ishte si do ja bëj unë tani, çfarë nevojash ka? Ajo do jetë sëmurë unë, s’do e kuptoj, kjo më vriste më shumë…Hyja, lexoja në internet dhe çfarë nuk thuhej, më mirë të mos i lexosh, sepse japim modelin më të shëmtuar të sindromës down…Pastaj thashë mblidhe mendjen, sepse ky është fëmija jot, do e rrisësh”, shprehet ajo.

Ky vit me Altean në krah ka qenë sa i bukur dhe sfidues. Blerina, duhet të udhëtojë të paktën tri herë në javë nga Gramshi, për në Tiranë, që vajza e saj të marrë terapitë që duhen.

Down sindromë Albania ka marrë përsipër kryerjen e terapive falas, duke e lehtësuar sado pak Blerinën.

Të kesh një fëmijë me një kromozom më shumë është bekim, thotë Blerina, ndaj ka një përgjigje për këdo që mund të hedhë disa shikime paragjykuese.

“Ndoshta e mbajnë të fshehur dhe nuk ka thonë, por që edhe të më thonë, unë vajzën e kam dashuri. Të thonë çfarë të duan, nuk me intereson”, thotë Blerina.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Dita botërore e sindromës Down, Kushi: Të reflektojmë, këta fëmijë duan mbështetje

23-vjeçari me sindromën Down: Nuk munda të studioja për sporte, nuk u pranova

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026