“Një i ri nuk mund të fillojë punë me 3 mijë euro”, Malaj: Në të 30-at hapni biznes
Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar këtë të premte në “Good Moorning Albanians”, ku tha se një i ri nuk mund të fillojë të punojë direkt me 3 mijë euro, pasi kjo është e pamundur për realitetin.
Ajo tha se mësuesia është një degë shumë e mirë, ku paga minimale është 520 mijë lekë në muaj dhe vjen duke u rritur duke pasur parasysh eksperiencën, vitet e punës dhe pikët.
“Fillon nga 520 mijë e vazhdon lart, paga bruto. Është një pagë që patjetër që tek IT ka më shumë. Duhet të kuptojmë një gjë edhe në realitetin me tregun. Një i ri nuk mund të fillojë me 3 mijë euro.
Me 800 dhe 900 mund të fillojë. Nëse bëhet një mësues shumë i mirë dhe nëse bën edhe një punë tjetër paralelisht me punën që bën, duhet të ndërtosh edhe një biznes tëndin.
Duhet që në vitin e 30 tëndin nuk duhet të bësh vetëm një punë, por paralelisht të ndërtosh një biznes tëndin që, kur të shkosh në të 60-at, t’i kesh të sigurta të ardhurat”,-tha Nora Malaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:55 Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:46 Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 21:44 Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
- 21:42 Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
- 21:41 Zjarr masiv në Costa Brava të Spanjës, izolohen mbi 10 komunitete turistike
- 21:39 Zjarr në malin e Shëngjinit, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)