Një jetë me bimët medicinale në Delvinë, njihuni me sipërmarrësen agronome Vera Çeço

21 Janar 2024 | 08:53

Kjo është Vera Çeço nga Delvina. Dashuria për tokën e shtyu vite më parë, të studionte agronominë e më pas të punonte me bimët medicinale.

“Isha shumë e dashuruar me tokën, me bimët dhe kështu vendosa të vazhdoja agronominë. Nuk ishte shumë e lehte atë kohe sepse kishte shumë konkurrencë dhe duhet te ishe shumë e afte për atë punë që bëje, por fillova të punoja në bimet medicinale ku ishin mbi 300 gra që merreshin me seleksionimin e sherebelës”, tha Çeço për Euroneës Albania.

Gjithëcka do të merrte rrjedhë thetër pas rënies së komunizmit, shoqe dhe kolege të Verës emigruan jashtë vendit. Ndërsa ajo një grua e vetme me një fëmijë, vendosi të qëndronte dhe të hapte një sipërmarrje të vogël me bimë medicinale.

“Vendosa qe me nje barange te filloja te punoja, se 6 me 7 aq ishte baranga ne ate kohe ne vitet e veshtira ’96 ’97 dhe te them te drejten edhe ne 97 i hipja kamionit dhe ne mes te plumbave shkoja te mblidhja bime medicinale, pasi te tjerët mi sillnin une i grumbulloja te kjo baranga, dhe pasi u ngrit biznezi une fillova te merrja nje godine me te madhe me qera”, tha Çeço.

Sot, si një nga të paktat gra në Shqipëri që punojnë me bimët medicinale Vera numëron mbi 1500 puntorë në terren, teksa në moshë të madhe ende i shërben vetë punës që i jep kënaqësi.

“Ne punen time ketu ne magazine une kam 10 por ne terren kam 1500 deri ne 2000 punetore”, shtoi Çeço.

Pyetje: Si ndihesh sot qe ke arritur tja dalësh?

“Nuk është shumë e lehte, të punosh me bimët medicinale, konkurrenca është shumë e ashpër, ka shume burra që merren me bimet. Mund të jemi një ose dy gra që merremi me bimët, ka momente mërzie patjetër por më pas të jep gëzim, të jep forcë që të punosh akoma më shumë. Biznesi im kërkon akoma shumë gjera por si grua e vetme që jam kam arritur të marr makineri, për përpununimin e bimëve, kam ngritur këtë magazinë kaq te madhe dhe jam edhe një eksportuese e mire se nuk më është kthyer asnjë mall”, tha Çeço.

Në fund Vera ka një mesazh për gratë që duhet tja dalin mbanë jetës të vetme.

Pyetje: Ke një mesazh ti për nënat, grate që janë të vetme?

Njeriu nëse do të punojë e gjen mundësine dhe punon. Unë isha e vetmja dhe jo se e kisha shumë të lehtë jetën time, madje e kisha shumë të vështirë, madje dhe jetën personale dhe shëndetin jo të mirë, por Zoti më dha force”, përfundoi Çeço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026