“Një Kryegjysh nga Irani në vend të Baba Mondit”? Teza e fortë e Pastorit
Pastori Akil Pano në emisionin Now në Euronews Albania, e cilësoi tradhti kombëtare projektin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi.
Pano u shpreh se faktin që në Shqipëri është Kryegjyshata Botërore e Bektashizimit nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme, të drejtohet nga një kryegjysh nga Irani.
Sipas tij kjo do të shtonte mundësin e importimit terrorizmit fetar brenda territorit tonë.
“Në Iran janë disa milionë besimtarë bektashianë, edhe në Turqi gjithashtu, dhe termi kryegjyshata botërore përkufizon këtë entitet që nuk është lokal. Të gjithë jemi shtegtarë në këtë botë, do vijë një ditë, Zoti i dhënë jetë të gjatë, që baba Mondi do largohet nga jeta tokësore, por duke qenë se ky entitet nuk është lokal, por është një entitet me ngarkesë ndërkombëtare, nesër mund të na vijë një baba nga Irani, se nuk është kryegjyshata botërore bektashiane e Shqipërisë. Ky kryegjyshi i ri a ka të drejtë të pajisë me pasaporta të shtetit të ri bektashian në Shqipëri qytetarë të Iranit. A na hap kjo një paradigmë të re në importin e terrorizmit fetar brenda kufijve tanë territorial? Absolutisht që po”, tha pastori.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:04 Forcat libaneze çaktivizojnë katër bomba të pashpërthyera në jug të vendit
- 17:02 Sot 22 vite nga Euro 2004, kur Greqia tronditi Evropën dhe 19-vjeçari Ronaldo shpërtheu në lot (FOTO)
- 16:54 Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 16:49 NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe