Një milion makina të reja në vendet e BE-së në qershor, 17.8% më shumë se vjet

19 Korrik 2023 | 16:58

Një milion makina të reja, konkretisht 1.045.072 automjete janë regjistruar në vendet e BE-së në qershor, që është 17.8 për qind më shumë se qershorin e kaluar, njoftoi Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave (ACEA).

Ky është muaji i 11-të radhazi i rritjes së numrit të makinave të reja të regjistruara në BE, shton ACEA.

Rritja nga viti në vit është shënuar në tregjet më të rëndësishme evropiane të makinave dhe është më e larta në Gjermani 24,8 për qind, Spanjë 13,3 për qind, Francë 11,5 për qind dhe Itali 9,1 për qind.

Rritje nga viti në vit e numrit të makinave të regjistruara është shënuar në të gjitha vendet e BE-së me përjashtim të Hungarisë, ku u vu re një rënie prej 1.4 për qind.

Në periudhën janar-qershor, tregu i makinave në BE u rrit nga viti në vit me 17.9 për qind, pra me 5.4 milionë automjete.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026