Dedja: Salianji ka kontaktuar me ish-deputetë të PD, po kërkon të krijojë…

21 Korrik 2025 | 22:33

Gazetari Reldar Dedja tha në Euronews Albania se Ervin Salianji po kërkon të krijojë një parti të re politike, duke kontaktuar dhe me ish-deputetë të Partisë Demokratike për këtë qëllim.

“Partia Demokratike duhet të mendojë përtej gardhit të vet. Me një pushtet agresiv si PS-ja, që kërkon njerëz me integritet, çdo emër që është në grupin parlamentar të PD-së është shumë i vogël për të krijuar një vatër lëvizje. Ervin Salianji ka kontaktuar me ish-deputetë të PD-së të cilët janë të pakënaqur me drejtimin e Berishës, dhe do të bëjë një vatër. Salianji është takuar më këta dhe po kërkon të krijojë një valë të re.

Këtu pastaj është mënyra se si do i qasen ata hapësirës publike, simpatizantëve të PD-së, sepse mund ta kenë dëshirën e madhe për të prodhuar politikë, por që të prodhosh politikë duhet të kesh kapacitet.

Mund të ndihmojë në këtë mes dhe Rama siç e ka bërë me shumë subjekte të djathta të tjera”, tha Reldar Dedja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026