Një shqiptar në bordin e fotiljes së sulmuar nga Izraeli, reagon Ministria e Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar lidhur me rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ndodhet në bordin e flotiljes “Sumud”, një mision humanitar ndërkombëtar që po përpiqet të çajë bllokadën e vendosur nga Izraeli në Gaza, Palestinë.
Sipas zëdhënësit të MEPJ, Alteo Hysi për Euronews Albania, ministria është vënë në dijeni për rastin dhe që në momentet e para ka vendosur komunikim përmes kanaleve diplomatike me autoritetet izraelite kompetente, me qëllim sigurimin e informacionit të plotë mbi situatën.
Në reagim theksohet se qëllimi kryesor është garantimi i respektimit të të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare.
MEPJ bën të ditur se po e ndjek çështjen me prioritet dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e shtetasit Baki Goxhaj. Ministria pritet të informojë në vijim mbi hapat dhe procedurat e mëtejshme.
Në fund, MEPJ thekson angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, duke vijuar ndjekjen nga afër të rastit në koordinim me autoritetet dhe partnerët përkatës.
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore