Njerëzit në Bucha u trajtuan më keq se kafshët, thotë Zelenski
Banorët e qytetit Bucha në Ukrainë janë trajtuar më keq se kafshët nga ushtarët rusë.
Kështu deklaroi Zelenksi gjatë një vizite në Bucha, qytet në të cilin forcat ruse janë akuzuar për masakrën e civilëve.
Pavarësisht vuajtjeve njerëzore atje, ai u tha gazetarëve se banorët po silleshin në mënyrë humane me kafshët, duke iu gjetur strehë dhe duke i ushqyer.
Mirëpo ushtarët rusë, sipas Zelenskit, sillen në mënyrë jo humane edhe me njerëzit.
“Ju mund të shihni se çfarë i është bërë këtij qyteti modern. Kjo është një karakteristikë e ushtarëve rusë – të trajtojnë njerëzit më keq se kafshët. Ky është gjenocid i vërtetë”, tha Zelenski.
Gjatë fjalimit, Zelenski e fajësoi Rusinë për “zvarritje” të bisedimeve për paqe në Turqi, duke thënë se kjo vetëm do ta përkeqësonte situatën në terren.
Moska, nga ana tjetër, ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente