Njihuni me Ledia Merollarin, vajza e cila na tregon më shumë për pasionin e saj për ilustrimin digjital

11 Maj 2021 | 15:51

Ledia Merollari është një nga ato vajzat, e cila në gjimnaz në mënyrë autodidakte ka mësuar ilustrimin. Ky është vetëm një pasion i saj, por shkollën e lartë e ka mbaruar për art dhe dizajn.

“Unë punoj në profesionin tim, dizajn dhe ilustrimin. Ilustrimi më pëlqen dhe dua ta vazhdoj akoma në metodën digjitale. Në këtë metodë mund të kem çdo ngjyrë që dua dhe një ilustrim apo portret e mbaroj më shpejt se me metodën tradicionale”,- thotë grafik dizajnerja Ledia Merollari për GenZ në Euronews Albania.

GenZ është një produkt i projektit “Youth of Tirana” mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Kërkesat për punën e saj vijnë më shumë nga të huajt, të cilët e kontaktojnë nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Ka pasur raste që kam bërë covera për albume apo muzikë, portrete të personalizuara që njerëzit i përdorin për përfaqësim në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Kërkesat janë më shumë nga të huaj dhe komunikimi është nga rrjetet sociale ose e-maili”,- shprehet Ledia Merollari.

Ledia ka marrë përsipër që t’i mësoj ilustrimin digjital blogeres Sara Berisha, e cila i jep dhe disa këshilla për ta kthyer në biznes këtë talent.

“Tani që po e provoj është pak e vështirë, por ata që bëjnë këtë punë janë të talentuar. Mendoj se ti këtë talent duhet kthesh në biznes siç e kam bërë dhe unë. Mendoj që t’i stamposh në kasa iphone apo bluza krijimet e tua”,- u shpreh për GenZ blogeria Sara Berisha.

Në fund të dyja vajzat japin një mesazh për të rinjtë, që ta duan punën e tyre dhe të mos heqin dorë nga ëndërrat e tyre sado vështirësi të hasin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë të presim nga inteligjenca artificiale në vitin 2026?

Cilat trende të inteligjencës artificiale do të vijnë në vitin 2026? Euronews Next shqyrton rritjen e modeleve botërore dhe modeleve të vogla gjuhësore si alternativa...
09:40 | 01/01/2026

14-vjeçari Naiel Hoxha që sportin e kacavjerrjes e sheh si një mënyrë jetese

Shumë të rinj pëlqejnë të luajnë futboll ose basketboll, ndërsa 14-vjeçarit Naiel Hoxha nuk i ka interesuar asnjëherë të praktikojë këto sporte. Ai ka zgjedhur...
16:17 | 03/06/2021

Violinçelisti 17-vjeçar që ka realizuar nëntë recitale

Duke pasur nënën dhe motrën violiniste, muzika klasike e ka shoqëruar 17-vjeçarin Klaudio Zoto, që në fëmijëri. Në moshën 6-vjeçare Klaudio zhvillon konkursin për të...
15:57 | 02/06/2021