Nostalgjikët e komunizmit janë thjesht të pakënaqur me Shqipërinë sot, sipas historianit

7 Dhjetor 2021 | 21:34

I ftuar në emisionin “Now”, historiani Artan Hoxha tha se dekomunistizimi është një problem që i takon shoqërisë shqiptare dhe jo shtetit, pasi sa i përkez sistemit politik dhe ligjeve të shtetit, nuk jemi një shtet komunist.

“Shtetet e tipit komunist asfiksojnë shoqërinë civile dhe kjo duhet të vijë si një nismë nga shoqëria civile”, argumentoi ai.

Për fenomenin e nostalgjisë që haset ende në shoqërinë tonë për regjimin komunist, historiani tha se këta persona nuk kanë nostalgji për sistemin e komunizmit, por me këtë mënyrë reagojnë ndaj asaj që është Shqipëria sot.

“Nëse shkon në qyteza si Gramshi, si Poliqani, janë krejtësisht të vdekura. Për ata, sistemi i kaluar është industria me të cilën ushqeheshin”, u shpreh Hoxha.

Ai tha se  është e drejta kushtetuese e çdo shqiptari që të mendojë për të shkuarën dhe të ketë bindjet e veta politike dhe ideologjike. Mirëpo, nëse ka ende nostalgji për komunizmin,  “duhet të bëjmë një reflektim të thellë se çfarë është Shqipëria sot”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026