“Nuk dini kur mblidhen strukturat”, Këlliçi debat me Pëllumbin, ironia për Ramën

4 Nëntor 2022 | 19:35

Kandidati për kryetar Bashkie të Tiranës Belind Këlliçi ka debatuar me deputetin e PS Arben Pëllumbi për  zgjedhjet lokale, ku politikani demokrat komentoi dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, i cili tha se ‘Erion Veliaj do të shpartallojë pjellët e pseudo-primareve’.

I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Këlliçi ironizoi duke thënë se PS nuk di se kur mblidhet struktura, deklaratë të cilës iu përgjigj dhe Pëllumbi.

Pjesë nga debati:

Pëllumbi: Unë do mbështesë këdo kandidat për Bashkinë e Tiranës, por ne jemi duke punuar me në krye Erion Veliajn. Do mblidhen strukturat për ta zyrtarizuar.

Këlliçi: Rama në daljen e tij tha se Erion Veliaj do të shpartallojë çdo pjesë të dalë nga primaret. Ne që bëjmë primaret dhe që u japin mundësi anëtarëve që të zgjedhin vetë jemi pjellë e një pseuodo procesi dhe këta që nuk dinë se kur mblidhen strukturat dhe a e kanë apo nuk e kanë Erion Veliajn kryetar e quajnë arritje.

Pëllumbi: E dimë shumë mirë kur mblidhen strukturat tona. Struktura mblidhet sipas kodit zgjedhor për të shpallur zyrtarisht kandidaturat.

Këlliçi: E shpalli Rama dje, ti e di shumë mirë se në PS nuk bëhen zgjedhje brenda partisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026