Nuk do ketë luftë frontale Rusi – Ukrainë, sipas Konsullit të Nderit Bajraktari

Bled Bajraktari
16 Shkurt 2022 | 21:30

Nuk do të ketë luftë frontale mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas Konsullit të nderit të Ukrainës në Shqipëri, Bled Bajraktari.

Kjo, pavarësisht se Ukraina është ende e rrethuar me trupa ushtarake ruse.

“Në veri kemi Bjellorusinë, aleat i Rusisë, në jug kemi Krimenë e aneksuar nga Rusia. Por nuk mund ta quaj rrezik për luftë”, u shpreh Bled Bajraktari në emisionin Now me Erla Mëhillin.

Ai tha se mes Rusisë dhe Ukrainës ka pasur miqësi deri në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë.

“Me agresionin rus nga viti 2014 kur aneksoi Krimenë ka filluar të thyhet vëllazëria, ndaj u morën masa në Ukrainë për të reformuar ushtrinë me ndihmën e Evropës dhe NATO-s”, sqaroi Bajraktari.

Bajraktari tha se aspirata e Ukrainës për të qenë pjesë e NATOS-s e e ashpërson politikën ruse ndaj Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026