“Nuk e kam sulmuar unë”, dëshmia në gjykatë e 25-vjeçarit që vrau babain në Durrës
25-vjeçari Marjan Kodheli, i akuzuar për vrasjen e babait të tij në Durrës, ka dëshmuar këtë të shtunë para Gjykatës së Durrësit, e cila e la në masën e sigurisë me burg.
“Babai im, Pjetër Kodheli, më ka kërkuar të angazhohem më shumë në pritjen e njerëzve, pasi gjyshja kishte ndërruar jetë një javë më parë dhe familja priste vizita. Babai më ka kapur për fyti dhe më ka thënë: ‘Unë i kam bërë ditët e mia.’
“Nuk është se jam unë sulmuesi, mund të ketë qenë ndonjë tjetër. Nuk e kam sulmuar unë. Nuk ndihem i qetë. Më vjen shumë keq që jam këtu për një situatë të tillë, nuk di si ta shpjegoj. Kam punuar në ndërtim, kam qenë gjashtë vjet jashtë dhe nuk kam pasur asnjë lloj problemi më parë. Nuk kam aktivitet negativ në përgjithësi.”
Dyshohet se ngjarja është zhvilluar në kuzhinën e banesës së familjes Kodheli, kur Marjani dhe i ati, Pjetri, kanë mbetur të vetëm. Janë konstatuar shtatë plagë në trupin e viktimës. Në vendngjarje janë gjetur dy thika të përdorura, ndërsa dyshohet se njera prej tyre nuk ishte nga ato që zakonisht ndodheshin në shtëpi.
Marjani dukej i mërzitur gjatë ditës, ndërsa rrinte i mbyllur që prej kthimit të tij nga emigracioni në Francë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar