Nuk e mendoj kthimin në Shqipëri, thotë infermieri shqiptar nga Gjermania
Infermieri shqiptar, Ardis Halilaj i cili punon në Gjermani, thotë se nuk e mendon kthimin në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, ai u shpreh se prej pak kohësh ndodhet në Gjermani dhe dëshiron të punojë atje, edhe për një pagë më të mirë.
Sipas tij, shumë infermierë shqiptarë kërkojnë që të punojnë në Gjermani.
“Personalisht jo. Unë jam akoma në atë dëshirën për të eskploruar punën në Gjermani. Intregimi që më kanë bërë në Gjermani ka qenë shumë i mirë. Për pjesën e kthimit në Shqipëri, nuk e mendoj aspak. Ka shumë infermierë, miq të mi që duan të vijnë.
Më kanë kontaktuar për të pyetur për kushtet e punës. Shumica prej tyre kanë dashur të gjejnë mënyrën për të ardhur sa më shpejt. Është pak e vështirë të punosh infemier në Gjermani, ka shumë arsye”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë