“Nuk e njohim Kosovën”, Dodik kërcënon Kurtin
Presidenti i Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, u shpreh se Bosnja Hercegovina nuk e ka njohur Republikën e Kosovës dhe se për këtë arsye, nuk mund t’i njohë as dokumentet e saj.
Kjo deklaratë e Dodikut vjen pak kohë pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi nga Samiti i Berlinit se Kosova do t’i heqë vizat për qytetarët e BeH-së nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Ndërkaq, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi se përderisa Dodiku nuk i lejon shqiptarët e Kosovës të hyjnë në BeH, nuk do të marrë asgjë në këmbim.
“Edhe po të ma japësh gjithë Gjermaninë, këtë nuk do ta marrësh. Ju ende mund të vini të merrni satelitët tuaj. Ata vazhdojnë të përpiqen të na japin leksione. Nuk funksionon kështu”, tha Dodiku në një konferencë për shtyp në Sarajevë.
Bosnje- Hercegovina është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrëveshje për lëvizje të lirë me Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona