Nuk iu “bind” mosbindjes civile, flet kryebashkiaku i PD që falenderoi Ramën

9 Tetor 2024 | 12:47

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës, Hil Curri, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now, ku diskutoi mbi falenderimin publik që i bëri kryeministrit Rama në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit një ditë më parë.

Curri theksoi se ky falenderim është një shenjë mirënjohjeje për miratimin e një VKM-je që mbështet zonat rurale me vështirësi, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për zhvillimin e këtyre komuniteteve.

Ai theksoi se falenderimi për kryeministrin ishte për një detyrë që kreu Rama si funksionar publik dhe se kjo nuk ka lidhje me politikën në vetvete.

Në përgjigje të pyetjeve mbi angazhimin e tij në protestën e opozitës, e organizuar më 7 tetor, Curri konfirmoi se kishte marrë pjesë dhe theksoi se si kryebashkiak, detyra e tij nuk e ndalon atë të angazhohet në aktivitete opozitare.

“Unë mendoj që pyetja që më bëre ka lidhje me panteizmin, sepse ne marrëdhëniet si kryebashkiakë i kemi të lidhura më Kryeministrinë. Për arsyen se jemi bashki me resurse natyrore. Ne bëmë dy takime, një në Shkodër, ishte takim historik. Duke ardhur nga shoqëria civile do krijoj një marrdhënie, e cila duhet që ta zhvillojë demokracinë shqiptare, pse jo dhe të përshtatet tek politikat e Bashkimit Europian. Ne u takuam pas 15 viteve për sqarim sepse kishin 15 vite që nuk bënim një mbledhje të përbashkët bashkitë e majata dhe të djathta. Unë nuk mendoj që e dua një anëtar të komunitetit tim më pak se një kryetar i Bashkisë së Vlorës. Kështu që takimi struktural kishte takimin e caktuar për një V.K.M që ne na ka favorizuar shumë si zona. Pjesa falenderuese është pjesa që i takon një detyrë të caktuar dikujt dhe ai e kryen , në këtë rast ishte falenderimi për kryeministrin. Kjo nuk ka lidhje me politikën mendoj unë. Në protest, patjetër isha. Lirinë e votës e quaj një liri të pazëvendësueshme. Kjo është pjesa opozitare, kurse lidhja që kemi si kryebashkiakë me detyrën është krejt tjetër,” –tha kryebashkiaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026