“Nuk jam unë vrasësi” – Flet i dyshuari për vrasjen e 52-vjeçares: Ç’ne unë mo
Policia e Pogradecit ka shoqëruar këtë të hënë një të ri si të dyshuar, si pjesëmarrës ose person që ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes së një 52-vjeçareje në apartamentin e saj.
I veshur me një kanatiere basketbolli me numrin 16, në momentin e shoqërimit Ilirjan Selmani dëgjohet duke thënë se nuk është ai vrasësi:
“Nuk jam unë vrasësi, jo,” thotë ai.
I pyetur nga gazetarët “Pse e bëre vrasjen?”, i riu përgjigjet:
“Çfarë vrasje mo?”
Ndërsa ata ngulmojnë duke e pytur nëse e ka vrarë ai, Selmani përgjgijet:
“Ç’ne unë mo?!”
Bëhet fjalë për shtetasin Ilirjan Selmani, i cili është sjellë në vendin e ngjarjes për të treguar të gjithë dinamikën e vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço.
Fillimisht, i shoqëruari është futur nga grupi i hetimit brenda banesës, dhe më pas, i shoqëruar nga policia, ka shkuar tek kazani i plehrave, ku janë gjetur rrobat e personit të dyshuar.
Nga pamjet shihet që ai tregon diçka me dorë.
Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse Ilirjan Selmani është autor i dyshuar i vrasjes apo person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.
52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë me shenja dhune dhe plagë në trup mëngjesin e së hënës, ndërsa pas vrasjes banesës së saj i ishte vënë flaka në përpjekje për të humbur gjurmët.


LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në