“Nuk jemi naivë”, Michel për planin kinez: S’është zgjidhja e duhur
Për presidentin e Këshillit Evropian është me rëndësi që Kina të mos mbështesë Rusinë me pajisje ushtarake, edhe pse ai mendon se kontinenti i vjetër duhet t’i mbajë të hapur kanalet e komunikimit me Pekinin.
Në një intervistë për Euronews, Charles Michel ka deklaruar se plani kinez i paqes në Ukrainë nuk përbën zgjidhje.
“E kam trajtuar këtë në një debat të thellë me presidentin Xi dhe nuk jam naiv. E vura re se Kina dhe Rusia kanë lidhje të forta, por nga ana tjetër mendoj se në këto rrethana duhet të angazhohemi në dialog me Kinën. Jo sepse biem dakord mbi gjithçka, por sepse na nevojitet të mbrojmë interesat dhe parimet tona”, tha Michel.
I pyetur nëse është i bindur nga plani kinez, Michel është përgjigjur:
“Ky nuk është plani tek i cili ne besojmë sepse ne besojmë tek formula e paqes e propozuar nga presidenti Zelensky, e bazuar në statutin e OKB-së, ligjin ndërkombëtar dhe në qasjen e gjithanshme”, u shpreh Michel.
Plani kinez u prezantua nga presidenti Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Moskë, ku u mirëprit nga presidenti rus Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aleatët kundër planit kinez, SHBA: Pekini të ndikojë për tërheqjen e trupave ruse
- Putin dhe Xi Jinping diskutojnë për propozimin kinez për paqe në Ukrainë
Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump