Nuk ka dakordësi në Parlamentin e Kosovës për zgjedhje të parakohshme

21 Maj 2024 | 09:26

Grupet parlamentare nuk arritën të bien dakord  të hënën për thirrjen e një seance parlamentare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, megjithëse e gjithë opozita ka kohë që kërkon vazhdimisht që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Kuvendit, shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk ka kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit.

“Ka vetëm kërkesë për debatin për qeverisje, që pritet të trajtohet të premten. Ky është propozim i Grupit Parlamentar të AAK-së, me të cilin ata kanë propozuar edhe rrëzimin e Qeverisë. Ne nuk e mbështesim dhe natyrisht konsiderojmë që nuk ka arsye të votohet në favor të kësaj kërkese”, tha ajo.

Mandati i Qeverisë përfundon në fillim të vitit 2025, por partitë opozitare ka kohë që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar atë si të “dëmshme për vendin”.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbështet shpërndarjen e Kuvendit, dy partitë e tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duan zgjedhje të reja përmes shkarkimit apo dorëheqjes së Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se shtatori duhet ta gjejë Kosovën me Qeveri të re, por e pranoi se ka mungesë pajtueshmërie për këtë.

“Deri tani, ende nuk jemi në një situatë ku kemi dakordim mes grupeve parlamentare, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nguli këmbë që Qeveria e Kurtit të marrë përgjegjësinë, për siç tha, “dështimet e saj” përmes dorëheqjes.

“Shpërbërja e Kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje për Qeverinë Kurti, në njëfarë forme marrjen e fajit nga Kuvendi për dështimin e Qeverisë. Shpërbërja duhet të vijë vetëm atëherë kur ta shkarkojmë një qeveri të dëmshme, vetëm atëherë kur të japë dorëheqje ajo, por në asnjë situatë Kuvendi të marrë një përgjegjësi që nuk i takon”, tha Tahiri.

Për shpërndarjen e Kuvendit, nevojitet mbledhja e 40 nënshkrimeve për mocionin paraprakisht, i cili pastaj duhet të votohet nga 80 ligjvënës.

Qe kur Kosova shpalli pavaresine në vitin 2008, asnjë qeveri e zgjedhur nuk e ka çuar deri në fund mandatin 4-vjeçar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026