“Nuk ka drogë”, bullgarja në festivalin ilegal në Shqipëri: Njerëzit janë të lirë
Një vajzë nga Bullgaria e cila ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në festivalin e paligjshëm i cili quhet “Ilegal Techno”, në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu, është shprehur se në këtë festival nuk përdoret drogë.
Ajo tha se në këtë festival njerëzit janë të lirë dhe të gjithë bëjnë atë që duan, ndërsa shtoi se nuk e njeh organizuesin e këtij festivali, që zhvillohet në Vilë Bashtovë.
“Kemi ardhur këtu më 30 gusht. Jam për herë të parë në këtë organizim. Njerëzit janë të lirë. Këtu luhet muzikë tekno, është pa bileta, pa pagesë. Luajmë së bashku, gatuajmë së bashku. Nuk e njoh djalin që e organizon këtë festival, mendoj se është nga Franca ose Italia.”- theksoi ajo, për Euronews Albania. “
Bullgarja tregoi se për pjesëmarrjen në këtë festival kontaktojnë përmes rrjeteve sociale.
“Kontaktojmë përmes email. Nuk kemi asnjë problem, këtu nuk na shqetëson askush. Për ushqime e për t’u larë shkojmë në fshatin këtu afër. Alkool e kemi marrë nga Bullgaria, aq sa lejohet një litër për person, dhe birra kemi marrë. Nuk ka drogë.”- nënvizoi ajo.
Më tej ajo nënvizoi se në Shqipëri ka ardhur për të shijuar natyrën, ndërsa tha se i pëlqen shumë rakia e vendit tonë.
“Këtu bëjnë të gjithë atë që kanë qejf, e mua nuk më intereson ajo që bëjnë të tjerët. Kam ardhur këtu të shijoj natyrën, mendoj se nesër do të ikim. Sot po qetësohemi, kemi gatuar fasule. E pëlqejmë shumë rakinë tuaj”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 13:20 Ivi Kaso nuk do të rikandidojë për drejtimin e Sekretariatit Ligjor të PD-së: Do t’i përkushtohem mandatit si deputet
- 13:18 SHBA-të u kthejnë 81 mld dollarë kompanive, Gjykata Supreme i shpall tarifat e Trump të paligjshme
- 13:11 Magyar: Hungaria nuk duhet t’i përkasë më kurrë vetëm një partie
- 13:03 11 të vdekur nga përmbytjet masive në Pakistan
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht