“Nuk ka prova për Veliajn”, Rama: Prokuroria ka dyshime, por s’ngre dot akuzë
Kryeministri Edi Rama ashtu siç paraljmëroi një ditë më parë, ka dalë sërish në rubrikën “Sy m’sy” ku ka folur rreth arrestimit të kryebashkiakut të Erion Veliaj.
Ai tha se Veliaj është arrestuar ndërkohë që ai është ende i dyshuar dhe jo i pandehur.
“I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Pra, ky person ka bërë një dy tre dhe për këtë kërkoj dënim. I pandehuri është dikush që prokurori shkon në gjykatë dhe i thotë kam këto prova, fillo gjyqin. Pra ka mbledhur provat, nuk është e bindur për provat, kjo i dyshuari. I pandehuri është me prova.
A e dini ju që kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është i pandehur? Pra vetë prokuroria nuk është i gatshëm të kërkojë gjyqin, por ka dyshime të arsyeshme sipas tij, që nuk i ka ato prova”, tha Rama.
Rama tha gjithashtu se ka qenë qeveria socialiste dhe ai si kryetar i saj që i kanë dhënë frymë SPAK-ut.
“Të jemi shumë të qartë për të gjithë ata që thonë se Edi Rama ndryshoi qendrim, ju vërsul SPAK-ut, të mbrojmë SPAK-un nga Rama. Nëse nuk mbron Edi Rama në betejën e tij bashkë me Partinë Socialiste, harrojeni SPAK-un, nuk ka SPAK. Pa Edi Ramën dhe Partinë Socialiste nuk ka SPAK. Sepse bufi i kënetës po kërkon votën që të shkrijë SPAK-un.
A ju duket normale që një kryebashkiak në detyrë të merret nga zyrat dhe të çohet në burg pa gjyq sepse prokuroria ka dyshime, sado të mëdha të jenë këto dyshime, por prapëseprapë të pamjaftueshme për të ngritur një akuzë. Si mund të quhet ky sulm ndaj SPAK-ut apo trysni ndaj gjykatës? Ky është një problem kaq parimor, që ka të bëjë me kërkesën më legjitime në botë për një kryeministër dhe për udhëheqësin e një shumice qeverisëse dhe për me tepër për mua, si udhëheqësi i forcës që i ka dhënë jetë SPAK-ut përmes reformës në drejtësi”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS