“Nuk kemi dashur ta sulmojmë kurrë Kosovën”, gazetarja: Serbia mohon planin për sulm
Gazetarja Ardita Behluli foli nga Lugina e Preshevës për emisionin “Balkan Talks” ku solli lajmet më të fundit në lidhje me reagimet mbi deklaratat e presidentit të SHBA, Donald Trump, se ai shmangu një përplasje ushtarake mes Serbisë dhe Kosovës.
Sipas saj, këto deklarata janë komentuar si një fushatë kundër Serbisë dhe ka pasur një reagim nga presidenti Vuçiç, i cili i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta dhe të papërgjegjshme, duke shtuar se Serbia nuk ka pasur asnjë dëshirë për të sulmuar Kosovën.
“Vuçiç thotë se Serbia nuk ka pasur plan të sulmojë Kosovën dhe sipas tij, kjo është një manipulim politik për interesa ndërkombëtare. Vuçiç ka thënë se Serbia nuk ka qenë kërcënim për askënd, por dëshiron paqe” tha gazetarja.
Sipas gazetares fjalimi i presidentit Trump u konsiderua nga mediat serbe si një fushatë kundër Serbisë, dhe kjo interpretohet si një përpjekje e SHBA për të rritur presionin mbi Beogradin në negociatat me Kosovën, me qëllim që Kosova të njihet nga Serbia.
“Opozita në Serbi është bashkuar me qëndrimet e qeverisë, dhe çdo herë që diskutohet çështja e Kosovës, pozita dhe opozita janë të bashkuara. Edhe këtë herë, deklaratat e opozitës qëndrojnë të njëjta, duke e quajtur presion të SHBA ndaj Beogradit për njohjen e Kosovës. Megjithatë, disa përfaqësues opozitarë nuk përjashtojnë mundësinë e një përgatitjeje të fshehtë ushtarake, bazuar në atë që tha Trump, por gjithsesi kritikojnë deklaratat e tij”, tha gazetarja.
Gazetarja theksoi se Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se këto deklarata janë një fyerje ndaj ushtrisë serbe dhe se nuk ka pasur ndonjë plan konkret ushtarak për një ofensivë kundër Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër