“Nuk kemi kërkuar test gjinie”, Pogradeci reagon pas pezullimit të volejbollistes
Prej dy javësh, volejbollistja e Dinamos, Nayara Ferreira, vijon të jetë e pezulluar nga FSHV, deri në momentin që do t’i nënshtrohet testit të gjinisë.
Më herët është thënë se sportistja në fjalë është denoncuar nga kundërshtaret e saj. Një prej tyre është ekipi i Pogradecit, i cili në një deklaratë për shtyp ka theksuar se kemi të bëjmë me një keqpërdorim të ngjarjes dhe se, për asnjë moment, nuk është kërkuar një test i tillë.
“Kemi kërkuar nga federata që, për lojtaren në fjalë dhe nga pamjet që kemi hasur kur ajo ka zhvilluar ndeshje me ekipet e tjera, të kryhet një analizë specifike për të vërtetuar nëse kjo lojtare është e përshtatshme për të luajtur në këtë kategori dhe për të kontrolluar mbase edhe avantazhet e padrejta që ajo mund të përfitojë ndaj lojtareve femra. Këtu kam parasysh që mund të kemi përdorimin e substancave të cilat janë të ndaluara nga rregulloret e federatave ndërkombëtare sportive, apo terapi të ndryshme hormonale, që ne kemi parë në media se lojtarë të ndryshëm i përdorin rregullisht,” – thotë Dorian Latifllari, drejtor i Qendrës Multifunksionale në Pogradec.
Më tej, drejtori i Qendrës Multifunksionale në Pogradec ka deklaruar se po tentohet të hidhet baltë mbi ekipin.
“Mënyra se si kjo çështje është trajtuar dhe balta që po hidhet mbi ekipin e Pogradecit, për shkak se Pogradeci sot është në vendin e parë… Dua të theksoj se në ndeshjen me Dinamon ky ekip ka qenë i plotë, ku ka marrë pjesë edhe lojtarja në fjalë. Pogradeci ka fituar me rezultatin 3-2, dhe falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qytetarëve pogradecarë, natyrisht ne fituam në Pogradec,” – thotë Dorian Latifllari, drejtor i Qendrës Multifunksionale në Pogradec.
Ngjarja në fjalë ka tronditur opinionin publik, i cili ka kërkuar zbardhjen e plotë nga ana e institucionit përkatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës