“Nuk na pëlqen vullnetarizmi”, Xhunga: Kemi 30 vjet që jemi në kërkim të fytyrës
Gazetarja Rudina Xhunga është shprehur se shoqëria shqiptare nuk e pëlqen vullnetarizmin, pasi sipas saj, iu duket si diçka komuniste.
Komentet Xhunga i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit të ditës së sotme.
Ajo tha gjithashtu se shoqëria shqiptare është një shoqëri me shumë fytyra, që është në kërkim të fytyrës së saj të vërtetë.
“Mendoj se kanë më shumë fjalë se vepra. Të tregoj një rast që për 12 muaj zonjat punuan pa lek, ndërsa për 12 muajt e tjerë do të paguheshin. Ne nuk e pëlqejmë vullnetarizmin, na duket si komuniste. Ndërkohë është qytetari që të jesh vullnetar.
Përpos që nuk e kanë fajin vetëm ata që duan të jenë vullnetarë, por e kanë fajin edhe ata që i përdorin vetëm për foto në Instagram dhe i thonë ik tani se e mora projektin e radhës.
Domethënë është një shoqëri me shumë fytyra në kërkim të fytyrës. Jemi 30 vite në kërkim të fytyrës, ende nuk e kemi gjetur. Janë shumë njerëz që nuk bërtasin, por ata janë aty dhe janë me heshtjen e tyre më të mirët e botës”, tha Xhunga.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë