Nuk ndalen shitjet e energjisë nga KESH, arkëtohen 48 mln euro nga nëntori në shkurt

13 Shkurt 2023 | 15:54

Javën e parë të shkurtit, Korporata Elektroenergjitike shqiptare ka arkëtuar 3.9 mln euro, duke shitur 40 mijë megavat energji. E gjithë kjo sasi, rezulton të jetë shitur me çmim mesatar 100 euro për megavat.

Situata e mirë me prodhimin nga hidrocentralet, ka bërë që vendi ynë të rikuperojë një pjesë të fondeve të humbura vitin e kaluar, si pasojë e thatësirës dhe çmimeve të larta. Në vitin 2022, KESH shpenzoi 450 mln euro nga blerjet, ndërkohë që nga muaji nëntor e deri më sot, ka zgjedhur vetëm të shesë, duke futur në arkën e vet, 48 mln euro.

KESH ka provuar disa herë të kryejë procedura depozitimi, por nuk ia ka arritur, pasi tregtarët nuk kanë dashur të luajnë me bursën për të blerë sot dhe për të kthyer energjinë mbrapsht në muajt e verës.

Reshjet periodike të nëntorit dhe dhjetorit në zonën e mbi Shkodrës, aty ky janë edhe Hidrocentralet e Drinit, kanë  zbutur krizën, duke e nxjerrë praktikisht vendin edhe nga gjendja e jashtëzakonshme në sektor.

I vetmi disavantazh i kësaj periudhë kanë qenë çmimet e ulëta në bursa, me të cilat shtetet fqinje kanë blerë disa herë më lirë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026