Nuk ndaloi dhe rrezikoi jetën e policëve, arrestohet shpërndarësi i drogës në Peqin

4 Mars 2025 | 11:02

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 30-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e Peqinit ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë babain e tij.

“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në lagjen “Teqe”, i është bërë shenjë ndalimi, automjetit me drejtues shtetasin E. S., i cili dyshohej se shiste Kokainë dhe Cannabis, në Peqin.

30-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Në kontrollin e banesës së tij, autoritetet kanë sekuestruar një sasi prej 630 gramësh cannabis, një sasi kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, dhe një sasi baruti që përdorej për mbushjen e fishekëve. Po ashtu, janë gjetur edhe një palë dylbi dhe një detektor metal-kërkues.

Në kuadër të operacionit “Risku”, u arrestua shtetasi E. S., 30 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë babai i tij, shtetasi F. S., 67 vjeç, të dy banues në Peqin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026