“Nuk përdorëm dhunë”, Rrumbullaku: Konstatuam paligjshmëri ndaj pati rezistencë
Drejtori i përgjithshëm i policisë Muhamet Rrumbulklaku tha në një konferencë për mediat se në asnjë moment nuk është përdorur dhunë nga policia ndaj rezidentëve të MEK, por sipas tij ka qenë e kundërta.
Ai tha se në kamp janë futur me mirëkuptim dhe se rezistenca e MEK filloi 2 orë pasi kishin nisur kontrollet, në momentin kur u konstatua paligjshmëri, sipas Rrumbullakut, i gjithë kampi bëri rezistencë. Ai tha se është kërkuar ndihma e drehtuesve të MEK që të uleshin tensionet, por ata nuk janë treguar të gatshëm.
“Pas marrjes së njoftimit nga Gjykata e Posacme për lejimin e kontrollit të kampit MEK, unë si drejtor i përgjithshëm i policisë kam dërguar shkresë zyrtare për drejtuesit e MEK-ut për takimin zyrtar të ditës së sotme. Sot në orën 8 të mëngjesit unë dhe disa drejtues të nivelit të lartë të policisë zhvilluam një takim me të 6 drejtuesit e MEK dhe për rreth një orë kemi diskutuar për kontollin që do të zhvillohej. Patëm mirëkuptimin e tyre në momentet e para. Se bashku me ta shkuam në ambientet e kampit të MEK.
Gjatë 2 orë kontrolleve u konstatuan paligjshmëri sa u takon pajisjeve kompjuterike, atëhertë filloi një rezistencë e të gjithë kampit, duke u përballur me policinë dhe duke mos lejuar kontrollin e policisë. Në asnjë rast nga policia nuk është ushtruar dhunë mbi rezistentët. U është kërkuar drejtuesve të MEK-ut të flisnin me ta dhe të ulnin rezistencën, por nuk gjetëm mirëkuptimin e tyre.
I vetmi mjet i përdorur kanë qenë sprajt individual, i cili nuk solli asnjë pasojë mjekësore mbi rezistentët. Ne kemi mbetur të dëmtuar, 15 punonjës policie, janë dëmtuar edhe mjete policore, ndërsa nga ana e tyre janë 21 të lënduar, 15 prej tyre i kanë lënë tashmë qendrat spitalore dhe janë kthyer në banesa”,-tha Rrumbullaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit