“Nuk zbatohen rregullat e BE”, materialet e ndërtimit dogjën pallatin në Tiranë
Zjarri masiv që përfshiu pallatin e ngritur fare panë qendrës së Tiranës ka rikthyer vëmendjen në çështjen e sigurisë së banesave. Në këtë pallat, ku një metër katror shitet mbi 2000 euro, shtrohet pyetja se sa të sigurta janë këto ndërtesa dhe a e justifikojnë çmimin, që prej vitesh tashmë vetëm rritet.
Sipas ekspertëve, urbanistika e paplanifikuar si dhe mungesa e kushteve teknike janë faktorët kryesorë që cenojnë sigurinë e banesave. Mungesa e rrugëve nëpër lagjet e qytetit e bën të pamundur ndërhyrjen e njësive të emergjencës.
“Kjo situatë, veçanërisht zgjatja e saj në kohë rreth një orë e diçka erdhi për shkak se rrugët automobilistike, dhe nuk e kam fjalën për rrugët kryesore të qytetit, por rrugët e brendshme të njësisë strukturore të lagjeve dhe vendeve të banimit, nuk ekzistojnë. Duke mos ekzistuar rrugët, mjetet zjarrfikëse nuk hjnë dot aq pranë për të shuar zjarrin”, thotë Gent Kaprata, ekspert urbanistike.
Sipas ekspertit, prej 30 vitesh qyteti I Tiranës është ndërtuar pa një plan zhvillimi funksional.
Kjo ka ardhur për shkak të zhvillimit të paplanifikuar dhe të paprojektuar që ka Tirana prej të paktën 30 vjetësh.
“Në këtë kuptim, fakti që nuk kemi studime urbanistike pjesore, edhe lejet që jepen sipas pronësisë së tokës jo sipas një studimi të përgjithshëm të njësive strukturore të qytetit, ndodhin këto gjëra. Problemi i parë i ngjarjes së djeshme për mua është problem i mënyrës se si ne kemi lejuar zhvillimin e qytetit”, shprehet ai.
Gjithashtu, në raport me materialet e ndërtimit, eksperti Maksim Muçi pohon se mungesa e kushteve teknike të sigurta të ndërtesave dhe materialet e papërshtatshme për kushtet, përbën një tjetër faktor kryesor.
“Legjislacioni parashikon që të përdoret materiali i duhur në vendin e duhur. Në qoftë se themi që ka një mungesë, mungesa është se nuk kemi kushte teknike të ndërtimit. Në kushte teknike ndahen kushte teknike të projektimit dhe të zbatimit. Kushtet teknike bëjnë përcaktimin qoftë për materialet, qoftë për distancat, qoftë për mënyrën e llogaritjes dhe për gjithë masat e tjera që duhet të merren për të garantuar sigurinë në ndërtim”, thotë Muçi.
Sipas ekspertit, mungesa kontrollit në vend dhe mospërputhja e standardeve me ato të Europës, përbën shkak për përsëritje të fenomeneve të tilla.
“Ndërtimi ka aspektin e vetë publik. Aspekti publik garantohet nga kontrolli. Në Europë funksionojnë eurokodet. Kushtet teknike tona duhet të unifikoheshin me ato të Europës”, shprehet eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetarja: 1700 euro m2 në pallatin që u dogj, shumica e kishin blerë me kredi
- Dëmet në pallatin që u dogj në Tiranë, policia ndalon banorët të shkojnë në banesa
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës