Numri i mësuesve për fëmijët me aftësi ndryshe i pamjaftueshëm, thotë Zaimi
Fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla kanë nevojë për më shumë mësues ndihmës. Kështu tha Emanuela Zaimi, drejtoreshë e Fondacionit Down Syndrome Albania në emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania.
Zaimi theksoi se nga statistikat e 2020 për 4600 fëmijë me aftësi ndryshe në shkolla, janë 1200 mësues ndihmës.
Ajo kërkoi gjithëpërfshirje për fëmijët me aftësi ndryshe jo vetëm në komunitet, por edhe në institucione, përfshirë arsimimin dhe punësimin.
Sipas Zaimit, nga statistikat, 59 për qind e fëmijëve me aftësi ndryshe janë jashtë sistemit arsimor publik dhe privat.
21 marsi është Dita Botërore e Sindromës Doën. Në këtë ditë, njerëzit me sindromën doën dhe ata që jetojnë dhe punojnë me ta në të gjithë botën organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete dhe ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të krijuar një zë të vetëm global që mbron të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me këtë sindromë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:32 Studimi, gjithnjë e më shumë të rinj konsumojnë kokainë
- 14:30 Parisi po kërkon rezerva për kube akulli për t’u përballur me goditjen nga nxehtësia
- 14:26 Rusia mohon se mund të ketë kërkuar ndihmë lufte nga Bjellorusia
- 14:25 Parisi ndalon konsumin dhe shitjen e alkoolit, vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset në lindje
- 14:23 Presidenti i Ekuadorit shpall të premten ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë
- 14:21 “Fake news” pushtojnë Kupën e Botës: Më shumë lajme, foto dhe video të rreme se kurrë më parë