Nunez drejt Ligës Saudite, Al-Hilal jep 53 milionë euro për sulmuesin e Liverpoolit
Klubi saudit Al-Hilal ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit, Darwin Nunez, për 53 milionë euro.
Nunez pritet të nënshtrohet vizitave mjekësore para finalizimit të transferimit në Ligën Profesionale Saudite.
Sulmuesi 26-vjeçar uruguaian iu bashkua Liverpoolit në qershor 2022 nga Benfica, për një tarifë fillestare prej 64 milionë funtesh.
Gjatë kohës së tij te Reds, Nunez ka shënuar 40 gola në 143 paraqitje, megjithëse ka qenë titullar vetëm në tetë ndeshje të Premier Ligës në sezonin e fundit, ku Liverpooli fitoi titullin.
Shitja e Nunez pritet të rrisë mundësitë financiare të Liverpoolit për të nënshkruar sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak.
“Magpies” refuzuan një ofertë fillestare prej 110 milionë funtesh javën e kaluar, ndërsa e vlerësojnë 25-vjeçarin suedez rreth 150 milionë funtesh.
Liverpool ka qenë shumë aktiv në këtë afat kalimtar transferimesh, duke nënshkruar Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për 116 milionë funte, dhe sulmuesin francez Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt për 79 milionë funte, duke e çuar shpenzimin total mbi 250 milionë funte.
Po ashtu, Liverpool ka shitur anësorin kolumbian Luis Diaz te Bayern Munich për 65.5 milionë funte dhe mesfushorin Tyler Morton te Lyon për 15 milionë funte. Mesfushori anglez i U-21, Harvey Elliott, gjithashtu mund të largohet nga klubi.
Núñez ka qenë objektiv edhe i kampionëve italianë të Napolit dhe skuadrave të tjera evropiane këtë verë.
Në janar, Liverpool kishte refuzuar një ofertë prej 70 milionë euro nga Al-Nassr i Arabisë Saudite.
Sezoni i kaluar për Nunez ishte i vështirë, duke shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha garat, por në katër ndeshjet parasezonale ka realizuar pesë gola, përfshirë një tregolësh kundër Stoke City brenda 20 minutash.
Al-Hilal, që drejtohet nga ish-trajneri i Interit, Simone Inzaghi, përfundoi në vendin e dytë në Ligën Profesionale Saudite sezonin e kaluar.
Ekipi përfshin lojtarë me përvojë evropiane si Ruben Neves, Joao Cancelo, Aleksandar Mitrovic, Kalidou Koulibaly dhe portierin Yassine Bounou.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)