Nunez i bashkohet Al Hilal, takohet me shokët e skuadrës

10 Gusht 2025 | 12:27

Pas 3 sezoneve të luajtura në Premier League angleze, Darwin Nunez i është bashkuar Al Hilalit në Arabinë Saudite. Futbollisti është prezantuar në rrjetet sociale të skuadrës, ndërsa është bashkuar me shokët e skuadrës.

Nunez ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, ndërsa i kushtoi Al Hilalit 46.3 milionë paundë. Nunez gjeti gjuhën e përbashkët me Liverpoolin për t’u larguar në këtë merkato verore, duke qenë se nuk ishte në plan e trajnerit Slot.

Në ndeshjet miqësore parasezonale ai po tregonte perfomancë pozitive, por Slot ishte i prerë për të ardhmen e uruguaianit. Interes për të kishte nga disa ekipe, mes tyre edhe kampionët e Italisë, Napoli, por 26-vjecari vendosi të kalojë në Arabinë Saudite. Gjatë qëndrimit të tij në Anfield, Darwin Nunez është aktivizuar në 95 ndeshje, nga ku numëron 25 realizime.

Pritshmëritë ishin më të larta për sulmuesin, duke bërë që me kalimin e kohës, drejtuesit ta spostonin atë nga formacioni dhe kërkuar për zëvendësuesin e tij. 3 vite më parë, Liverpool pagoi plot 65 milionë paundë për kartonin e lojtarit, i cili asokohe aktivizohej në kampionatin portugez me Benfican.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026