Nurellari: Kam ‘kuptuar’ që Google është femër, i bën 1 pyetje të bën dhe 5 të tjera
Gjetjet e Barometrit në Euronews Albania treguan se 89, 7 për qind e shqiptarëve kanë akses në internet.
Për politologun Adri Nurellari, qëndrimi për një kohë të gjatë në internet lidhet me nivelin e lartë të papunësisë, por nga ana tjetër sipas tij, edhe një pjesë e madhe e administratës rri me orë të zgjatura në internet.
Kjo sipas tij, përveçse ka efekte psikike, pasi edhe devijon vëmendjen, duke çuar në uljen e produktivitetit në punë.
“Kemi një popull me nivel shumë të lartë papunësie, janë edhe njerëz të ngeshëm. Edhe administrata publike është gjithë kohës në telefon. Kur është duke harxhuar kohën në internet, janë duke u argëtuar, puna nuk bëhet si, puna nuk bëhet siç duhet. Kjo duket nga llojet e faqeve më të shpeshta në Shqipëri, që janë rrjetet sociale, faqet porno apo emailet. Kjo ka efekte psikike, por shfokuson edhe vëmendjen dhe i bën edhe më pak produktiv në punë. Kam dalë në konkluzion se Google është femër se pa mbaruar pyetjen të jep ajo 5 pyetje. Nëse bën pyetjen ‘si të:’ del si të gatuajmë, si të bëjmë krepa, por jo si të mësojmë për shembull”, tha Nurellari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar