“Nuse vetëm për letra”, komedia me regji të Leka Bungos mbush skenën në Korçë

24 Prill 2023 | 17:16

Për dy netë me radhë teatri “Andon Zako Çajupi” ka qenë i tejmbushur nga artdashësit korçarë, të cilët kanë ndjekur me kërshëri komedinë “Nuse vetëm për letra”.

Një ngjarje reale, e ndërtuar mbi karaktere tepër të veçanta, sa komike e deri diku edhe të çuditshme. Në qendër të veprës ishte një familje, e cila për vite me radhë, shfrytëzonte martesat fiktive për të siguruar të ardhura, ndërsa personazhet e tjerë, paguanin për të siguruar letra në mënyrë që të mund të qëndronin në SHBA .

“Komedia është shkruar shumë vite përpara, tema e saj ama është e gjithëkohëshme, është temë që ka qenë dhe do jetë. Ngjarje janë të vendosur në familje emigrantësh dhe Shqipëria në atë kohë e do ngelet një vend me emigracion, padyshim që edhe tema është për të. Ajo që është e veçantë është kur e shkrova e shkrova për këtë teatër dhe me ne fund ky bashkëpunim u realizua,” – u shpreh regjisori Leka Bungo.

Vetë aktorët tregojnë kënaqësinë e marrë nga duartrokitjet e korçarëve.

“Ne kemi publik të shkëlqyer edhe pse shfaqja ishte shumë e lezetshme, them se pritja ishte emocionuese,” – tregoi Guri Koço.

“Mesazhi i veprës është i shumëfishtë por një do them, në jetë nuk shkohet me gënjeshtra dhe hipokrizi,” – shtoi ai.

“Sot u shfaqa përballë publikut të Korçës në rolin e Liufuse, personazhi nga Kina që donte të martohej, publiku e priti jo vetëm personazhin por gjithë komedinë. Tema është aktuale, e prekshme dhe i flet kohës,” – tha Juxhin Plovishti.

Kjo vepër pritet që të shfaqet në sallat teatrale të qyteteve të tjera në Shqipëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026