“Nusja po lindi djalë, po i jep bekim familjes”-gazetarja për mentalitetin shqiptar
“Në Shqipërinë e 2024-ës ende ka vjehrra që zihen me nuset, zihen për rritjen e fëmijëve, zihen për punët e shtëpisë, zihen për kursimin, zihen për pastërtinë, zihen për veshjet dhe ç’është më komikja zihen për atë që i bashkon. Atë që nusen e bën nuse dhe vjehrrën, vjehërr, zihen për djalin e njërës dhe bashkëshortin e tjetrës”-ka shkruar në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Malvina Tare.
Kjo e fundit ishte këtë të martë e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku tha se vjehrrat sillen keq pasi kanë pasur një të kaluar të vështirë.
Sipas saj më para, triumfi i një gruaje ishte që të sillte në jetë djem.
“Vjehrrat që sillen keq kanë pasur një të kaluar të vështirë dhe janë parë në familjen e tyre si vajza për t’u martuar, më pas janë parë si nusja e djalit që do të mbajë shtëpinë dhe do bëjë mundësisht djem, të lind sa më shumë djem. Situata bëhet dramatike nëse ajo lind dy fëmijët e parë vajza. Po flasim për një brez më përpara ku trofeu i tyre është që të lind djalë të parin”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë për hyrjen në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë