Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet
Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë ndryshe të mësimdhënies. Kjo gjë ka ndikuar në rezultate më të mira të nxënësve të saj.
Prej 28 vitesh pjesë e arsimit, Adelina Kraja, ka vendosur t’u përshtatet ajo të vegjëlve të saj. Një punë e cila ka dhënë frytet e saj, nota të shkëlqyera nga nxënësit e klasës kujdestare.
“Unë kam vite që aplikoj këtë metodë, punë në grup dhe më ka rezultat efikase. Nxënësit bashkëveprojnë, shkëmbejnë mendime dhe ide. Kjo metodë nxit kreativitetin”, deklaron mësuesja për Euronews Albania.
Mësuese Adelina çdo orë mësimi e ka të organizuar ndryshe. Për të e rëndësishme është që fëmijët të vijnë në shkollë me qejf dhe ora e mësimit të mos jetë e mërzitshme.
“Ideja më lindi duke u përshtatur më risitë e reja, duke parë që nxënësit kishin shumë nevojë të bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Çdo grup ka një lider që caktohet nga anëtarët e grupit, i cili ndan detyrat dhe përgjegjësitë”, thotë mësuesja.
Për nxënësit, kjo metodë e mësueses së tyre, i jep më shumë siguri dhe më pak ndrojtje për të dhënë një përgjigje, qoftë e saktë apo e gabuar.
“Kjo banka është katërshe dhe ne ndihmojnë njëri tjetrin. Tek një shoqe tjetër unë mund të shkoj nuk sjell problem”, deklaroi Altea Gjoka nxënëse në këtë shkollë.
“Më ndihmon me detyrat dhe duke ndarë gjërat me të tjerët, mua më duhet sikur jam me shokët, duke mësuar, duke punuar, janë të gjitha gjërat”, deklaroi Amar Flamuraj, nxënës i klasës së katërt.
Një klasë e tillë mund të duket e paorganizuar dhe e zhurmshme, por siç mësuese Adelina thotë, “aty ku ka zhumë, punohet”.
Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues
Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)
- 19:37 “Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
- 19:30 Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 19:25 Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë
- 18:55 Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 18:37 Tarifat 50% të Trump ndaj mallrave kanadeze, Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat tregtare (VIDEO)
- 18:15 “Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit