Obeziteti te fëmijët në RMV, mjeku: 30,4% e fëmijëve nga 6-9 vjeç janë mbipeshë

11 Mars 2025 | 17:15

Instituti i Shëndetit Publik thekson se rritja e mbipeshës tek fëmijët është rezultat i konsumit të lartë të ushqimeve të përpunuara, pijeve të ambalazhuara dhe një mënyre jetese gjithnjë e më të ngadaltë. Mjeku Igor Spirovski nga Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore duke vendosur taksa më të larta për ushqimet e dëmshme dhe ndalimin e reklamimit të tyre.

“Reklamimi i ushqimit që përmban sasi të lartë sheqeri, kripe, yndyre duhet në një pjesë të trajtohen si reklamim i cigareve dhe alkoolit. Dhe ligjet që zbatohen për to, të vlejnë edhe për këto ushqime. Nevojitet një qasje sistematike dhe dialog mes të gjitha palëve të përfshira që të fillojmë zgjidhjen e problemit”, tha Igor Spirovski, mjek nga ISHP.

Specialisti i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore Spirovski propozon që të ulen edhe çmimet e ushqimeve të shëndetshme që të jenë stimulim shtesë për qytetarët që të ushqehen shëndetshëm.

“Ne jemi vend në të cilin prodhohet dhe madje eksportohet sasi të mëdha frutash dhe perimesh dhe produkteve të tjera të shëndetshme. Mund të bëhet ndonjë shportë konsumatore ose të ulen çmimet e këtyre produkteve. Të mos vijmë në një situatë ku një kilogram fruta ose perime të jetë më i shtrenjtë se sa ushqimi me sheqer, krip e yndyrë”, shtoi mjeku.

Nga ISHP theksojnë se obeziteti nuk është thjesht një çështje e individëve, por një problem i shoqërisë që kërkon angazhim të institucioneve.

“Mjekët po ashtu kanë kërkuar që obeziteti të mos trajtohet vetëm si një zakon i kequshqyerjes, por të trajtohet si një sëmundje për shkak të potencialit për të shkaktuar pastaj më vonë sëmundje serioze. Dhe që të jetë i integruar në kuadër të kujdesit nga sistemi shëndetësor”, tha gazetarja e Euroneës Albania, Ferikan Iljazi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026