O’Brien takohet me Albin Kurtin

21 Tetor 2024 | 18:18

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e ekzekutivit kosovar më 21 tetor.

Paraprakisht, Qeveria nuk ka dhënë detaje për këtë takim, që ka nisur në orën 15:00.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka mirëpritur O’Brienin në vizitën e tij të parë në Kosovë, dhe ka thënë se bashkë me të do të diskutojnë me zyrtarë të Kosovës për çështjet bilaterale dhe do të ritheksojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës.

Një ditë më parë, në Beograd O’Brien u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Pas këtij takimi, lideri serb tha se takimi me zyrtarin amerikan u fokusua në “zgjidhjen politike në rajon, në situatën aktuale në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit në shumë fusha”.

Sa i përket Kosovës, Vuçiq tha se ka shprehur “shqetësim të thellë lidhur me sfidat që përballen çdo ditë popullata serbe”, duke shtuar se ai ka shprehur gatishmëri për gjetjen zgjidhjeve për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Vuçiç po ashtu tha se shpreson që dinamika e dialogut dhe bashkëpunimi rajonal “të vazhdojnë me mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian”.

Sa i përket dialogut, O’Brien në një intervistë për transmetuesin publik serb të publikuar më 21 tetor tha se kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura të respektohen.

Ai tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “hap i rëndësishëm”, por kërkoi që të bëhet përparim edhe para themelimit të Asociacionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026