OBSH: Çfarë na mësoi pandemia?
Pandemia e Covid-19 mbaroi por ajo la pas një sërë mësimesh edhe për vendet më të industrializuara. Nisur nga kjo Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerr në pah se në rastet e emergjencave shëndetësore komunikimi i riskut dhe përfshirja e komunitetit është i rëndësishëm.
Për Leonardo Palumbon, Specialist i Angazhimit të Komunitetit në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, përgjigjet ndaj emergjencave të udhëhequra nga komunitetet nuk kanë qenë kurrë më të ndjeshme në axhendën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe autoriteteve shëndetësore se sa gjatë pandemisë COVID19.
“Angazhimi i komunitetit është shumë i rëndësishëm sepse në rastet e emergjencave, komuniteti është I pari që përgjigjet, dhe njëkohësisht ne pamë që komuniteti ka burime që mund ti aktivizojë gjatë një emergjence shëndetësore, për të komunikuar me grupet e synuara më në nevojë të popullsisë”,-tha Leonardo Palumbo specialist i angazhimit të komunitetit në zyrën rajonale të OBSH
“Në këtë work -shop ne do diskutojmë dhe ndërhyrje të reja që mund të propozohen për të angazhuar komunitetin për përgjigjen ndaj emergjencave”,-tha Marjeta Dervishi specialiste ISHP
Megjithatë ekspertët sigurojnë se nuk ka vend për panik, dhe se angazhimi OBSH në përgatitjen e strukturave në përgjigje të emergjencave nuk do të thotë se jemi para një tjetër pandemie.
“Obsh ka si qëllim të na tregoj që ne duhet të jemi parapërgatitur për të përballuar një emergjencë dhe kjo e nisur dhe nga pandemia që kaluam nga Covid-19”,-tha Marjeta Dervishi specialiste ISHP.
Zyra e OBSH-së në Shqipëri, me mbështetje teknike nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën ka zhvilluar në Tiranë një trajnim dy ditorë me ekipin për komunikimin e rrezikut për rëndësinë e angazhimit të komunitetit në përgjigj të emergjencave të së ardhmes.
LEXONI GJTIHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve