OBSH dënon sulmet izraelite në objektet e saj në Gazë

22 Korrik 2025 | 12:09

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ofensiva tokësore e Izraelit në qendër të Gazës, i ka penguar përpjekjet e saj për të vazhduar punën, meqë i janë goditur objektet.

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara i ka akuzuar forcat izraelite për sulm në një ndërtesë ku është strehuar stafi i saj dhe familjet e tyre në qytetin Deir al-Balah, dhe për keqtrajtim të atyre që kanë qenë në ato hapësira.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar ende këto pretendime.

Mijëra palestinezë janë detyruar të shpërngulen si pasojë e operacionit të parë të madh të ushtrisë izraelite në Deir al-Balah prej nisjes së luftës së nxitur nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – 21 muaj më parë.

OKB-ja ka thënë se është duke pranuar informacione për persona të kequshqyer që janë duke shkuar nëpër klinika dhe spitale në gjendje shumë të rënduar.

Të dielën, ushtria izraelite ka urdhëruar evakuim të menjëhershëm të gjashtë blloqeve në jug të Deir al-Balahut, me paralajmërimin se do të operojë “me forcë të madhe për t’i shkatërruar kapacitetet e armikut dhe infrastrukturën terroriste”.

Vlerësohet se 50.000-80.000 njerëz që kanë jetuar në zonat e prekura, janë urdhëruar që të shkojnë në jug të Gazës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra e zjarrit shkatërroi më shumë...
13:52 | 04/07/2026

Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të premten kundërshtoi vizionin e Presidentit Donald Trump për vendin në fjalimin e tij me rastin e 250-vjetorit të...
13:41 | 04/07/2026

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke shtuar: “Ne u...
13:37 | 04/07/2026