Përfaqësuesi i Lëvizjes Bashkë debat me gazetarin: Po bën propagandë
Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në studion e emisionit Now në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian Leka.
Debati u zhvillua në emisionin Now me moderatore Greta Topjana. Aktivisti i Lëvizjes Bashkë akuzoi gazetarin Flavio Qarri për shkelje të standardeve profesionale duke thënë se ai është duke shpifur.
“E para, ne nuk financohemi nga oligarkët siç financoheni ju. Nuk financohemi as nga banda,” – deklaroi Leka.
Gazetari Qarri reagoi menjëherë:
“Kush jam unë?” – pyeti ai, duke kërkuar sqarim nga aktivisti.
Por Leka e vijoi me tone të larta:
“Partia jote, ti je partia këtu mo plak. Je Partia Demokratike në këtë tavolinë.”
Përplasja kulmoi kur Qarri u përpoq të ndalonte sulmet personale, ndërsa Leka e akuzoi për propagandë:
“Po pse je kështu, pse do të më ulësh? E kupton se sa i vogël je?” – u shpreh Qarri.
“Po më bën habi sesi ti shkel standardet gazetareske. Nëse thua teori konspirative, nuk je gazetar. Na thua na ka krijuar Erion Veliaj,” – reagoi ashpër Leka.
Ndërsa gazetari pretendoi se Lëvizjes Bashkë i janë ofruar ndihma nga “tre të tjerë”, Leka e përgënjeshtroi dhe e quajti “mashtrues ose frikacak”:
“Je duke mashtruar, paraqit fakte. Po shpif, po të them emrat. Na themeloi Arlind Qori,” – përfundoi ai.
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 15:03 GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 14:49 Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
- 14:37 Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor
- 14:26 Avokati i Popullit: Deri të premten nuk ka pasur ankesa për ushtrim dhune ndaj protestuesve të ndaluar
- 14:15 Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës
- 13:52 Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa