OBSH mbështet vendosjen e paralajmërimit për kancerin në shishet e alkoolit

15 Shkurt 2025 | 08:10

Alkooli i shitur në Bashkimin Evropian duhet të ketë të vendosur paralajmërimin për lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit, ka thënë dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përmes një deklarate të lëshuar nga zyra në Kopenhagë.

Hulumtimet e fundit tregojnë se “vetëdija e evropianëve për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit duhet të rritet dhe mund të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme duke e vendosur paralajmërimin shëndetësor për informacionin për alkoolin si shkaktar i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë”, është thënë në deklaratë.

OBSH-ja ka thënë se paralajmërimet për llojet specifike të kancerit kanë më shumë mundësi që të nxisin diskutime për rrezikun prej alkoolit dhe të inkurajojnë njerëzit të rimendojnë nëse duhet konsumuar alkool.

OBSH-ja ka thënë studimi i vitit 2019 ka treguar se konsumimi i alkoolit për kokë banori në BE ka qenë dyfish më i madh sesa mesatarja në botë, dhe që një në 19 të rritur kanë vdekur nga shkaqet që i janë atribuuar alkoolit, dhe tre në 10 njerëz janë përballur me kancer për shkak të alkoolit.

Evropianët më të vjetër se 15 vjeç kanë konsumuar 9.2 litra të alkoolit të pastër për kokë banori, shumë më tepër sesa mesatarja globale prej 5.5 lirash, ka thënë organizata për shëndetësi.

Sipas saj, rreth 800.000 njerëz vdesin në rajonin e Evropës nga shkaqe që lidhen me konsumim të alkoolit – pothuajse 2.200 në ditë – që kanceri është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve, ndërsa vetëdija publike për këtë lidhje është mjaft e vogël.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026